Takim për zbatimin e Kalendarit të rregullt të vaksinimit 2024/25

January 28, 2025 Kosovë
Takim për zbatimin e Kalendarit të rregullt të vaksinimit 2024/25

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përkrahur nga zyra e OBSh dhe UNICEF-it, është duke mbajtur punëtori me udhëheqësit dhe profesionistë të ekipeve të vaksinimit nga Kujdesi Parësor Shëndetësor, me qëllim të forcimit të koordinimit të aktiviteteve për zbatimin e Kalendarit të rregullt të vaksinimit. Punëtoria është në vazhdën e përgatitjeve për vaksinimin e djemve në klasë të 6-të me vaksinën kundër HPV-së, sipas vendimit të fundit të Ministrit të Shëndetësisë, pas aprovimit të vaksinimin kundër HPV edhe për djemtë, përveç vajzave.

Në këtë punëtori është duke u bërë edhe vlerësimi i mbulueshmërisë vjetore të vaksinimit, përfshirë tri vaksinat e reja të futura në Kalendarin e vaksinimit në vitin 2024, është prezantuar Planit i përditësuar i avokimit, komunikimit dhe mobilizimit social për vaksinën HPV, duke përfshirë strategjinë për përfshirjen e djemve në vaksinim; Koordinimi dhe planifikimi për fillimin e rundit të ri të vaksinimit në shkolla në shkurt 2025