Imunizimi është mënyra më e sigurt për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe të të dashurve tuaj. Vaksinat na ndihmojnë të parandalojmë sëmundje serioze dhe të mbrojmë jetën. Në çdo hap, vaksinat janë të rëndësishme për të siguruar një të ardhme të shëndetshme për të gjithë komunitetin tonë.
05 Feb 2025 - 06 Feb 2025
02 Feb 2025 - 02 Feb 2025
04 Feb 2025 - 06 Feb 2025
Find the vaccination point in the respective municipality
Our team of dedicated medical experts
Healthcare blogs provide valuable information for maintaining good health.
I. SËMUNDJA SHKAKTUAR NGA PNEUMOKOKU
1. Çka është pneumokoku?
Pneumokoku, i quajtur edhe Streptococcus pneumoniae, është bakter që zakonisht gjendet në hundën dhe fytin e personave të shëndosh pa shkaktuar sëmundje. Mund të përhapet në pjesë të ndryshme të trupit për të shkaktuar disa sëmundje, njëra prej tyre është pneumonia. Streptococcus pneumoniae është shkaktari kryesor i pneumonisë bakteriale.
2. Çfarë sëmundje shkakton pneumokoku?
a) Infeksionet e rënda të njohura si sëmundja pneumokokut invazive (SPI) ndodhin kur pneumokoku hyn në qarkullimin e gjakut (bakteremia) dhe më pas përmes qarkullimit të gjakut mund të infektojë vendet tjera në trup. SPI rezulton në sëmundshmëri dhe vdekshmëri të konsiderueshme. SPI përfshinë:
b) Sëmundjet më pak të rënda, por më të zakonshme ndodhin kur pneumokoku përhapet lokalisht nga nazofaringu në veshë, sinus dhe bronket aty pranë dhe përfshijnë:
3. Sa janë të shpeshta sëmundjet shkaktuara nga pneumokoku?
Llojet më të zakonshme të infeksioneve së pneumokokut përfshijnë infeksionet e veshit të mesëm, infeksionet e sinusit, pneumoninë, baktereminë dhe meningjitin.
Sëmundjet e shkaktuara nga Streptococcus pneumoniae përbëjnë problem të madh global të shëndetit publik. Në vitin 2000, u vlerësuan të ndodhin rreth 14.5 milionë episode të sëmundjes së rëndë pneumokokale (varg 11.1-18.0 milionë), duke rezultuar në rreth 826 000 vdekje (sfera: 582 000-926 000) te fëmijët e moshës 1-59 muajshe, nga të cilat 10006:3000. 0) ishin me HIV-pozitiv dhe 735 000 (varg: 519 000-825 000) në fëmijët HIV-negativ. Nga vdekjet e fëmijëve HIV-negativ, mbi 61% kanë ndodhur në dhjetë vende afrikane dhe aziatike.
4. Kush është në rrezik të shtuar nga pneumokoku?
5. Si përhapet sëmundja e pneumokokut?
Përhapet nga personi në person përmes spërklave të frymëmarrjes (p.sh., për shkak të kollitjes ose teshtitjes). Hunda dhe fyti i deri në 70% të personave të shëndetshëm përmbajnë pneumokok në çdo kohë të caktuar.
6. A mund të trajtohet sëmundja e pneumokokut?
7. Pse i vaksinojmë fëmijët kundër sëmundjes së pneumokokut?
Rreziku nga sëmundja e rëndë të pneumokokut është më i lartë në vitin e parë të jetës, por gjithashtu mbetet i lartë gjatë 24 muajve të parë të jetës. Vaksinimi kundër sëmundjes së pneumokokut është mënyra më kosto efektive për parandalimin e sëmundjes. Vaksinimi mund të parandalojë vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë e konsiderueshme në popullatat e pashërbyera të vendeve më të varfra.